Sahihu i Buhariut — Hadithi 2116

47. Nënkapitulli: Nëse blen diçka dhe menjëherë ia dhuron dikujt tjetër pa u ndarë palët tregtuese ose blen një rob dhe menjëherë e liron, ndërsa shitësi nuk kundërshton

Tavusi, në lidhje me atë që blen një produkt me pajtimin e shitësit dhe e shet menjëherë, ka thënë: "Këtij i takon fitimi, ndërkohë kontrata shitblerëse me shitësin e parë konsiderohet e mbyllur."

2116. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Abdullahu ka thënë se Lejthiu ka thënë: Më ka treguar Abdurrahman ibn Halidi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Prijësit të besimtarëve, Othman ibn Afanit, i shita një truall në luginë në këmbim të një trualli të tij në Hajber. Pasi u morëm vesh, dola prej shtëpisë së tij dhe u ktheva andej nga erdha, nga frika se do ta anulonte kontratën e shitblerjes. Atëkohë sipas Sunetit ka qenë që dy palët tregtuese kishin të drejtë të ndryshonin kontratën shitblerëse derisa të ndaheshin. Kur mes nesh u mbyll kontrata shitblerëse, m'u duk se e kisha mashtruar, ngaqë unë e kisha dërguar atë tri net më afër tokës së Themudit, kurse ai më kishte dërguar mua tri net më afër Medinës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2116

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?