Sahihu i Buhariut — Hadithi 2117
48. Nënkapitulli: Mashtrimi i ndaluar në tregti
2117. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë i përmendi Pejgamberit ﷺ se mashtrohej lehtë në tregti, e në atë rast ai i tha: “Kur të bësh tregti, thuaj: “Nuk lejohet mashtrimi.”