Sahihu i Buhariut — Hadithi 2118

49. Nënkapitulli: Transmetimet në lidhje me tregjet

Abdurrahman ibn Aufi tregon: "Kur erdhëm në Medinë, pyeta: "A ka ndonjë treg ku zhvillohet tregtia?" Më thanë: "Në tregun Kajnuka." Omeri ka thënë: "Më ka hutuar tregtimi nëpër tregje."

2118. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamed ibn Sabahu na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Zekerija, e ky nga Muhamed ibn Suka, e ky nga Nafi ibn Xhubejr ibn Mutëimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Një ushtri do ta luftojë Qabenë dhe, kur të vijnë në Bejda (të Medinës), të gjithë atyre që janë me ta, do t'u fundoset toka nën këmbë.”

- Si do të fundosen të gjithë, o i Dërguari i Allahut, kur në mesin e tyre ka tregje (me tregtarë) dhe të atillë që s'janë si ata? - i thashë.

- “Do të fundosen të gjithë, pastaj do të ringjallen sipas nijeteve të tyre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2118

Fjalë të panjohura?