Sahihu i Buhariut — Hadithi 212
53. Nënkapitulli: Abdesi për shkak të gjumit dhe ata që mendojnë se abdesi nuk duhet marrë për shkak të një a dy dremitjeve ose për shkak të kotjes
212. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i vet se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse dikush kotet teksa është duke u falur, le të shtrihet për të fjetur derisa t'i kalojë gjumi, se, kur dikush falet i përgjumur, nuk di çfarë vepron, mbase lutet kundër vetes, në vend që të bëjë istigfar.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 212
Fjalë të panjohura?