Sahihu i Buhariut — Hadithi 2120

49. Nënkapitulli: Transmetimet në lidhje me tregjet

Abdurrahman ibn Aufi tregon: "Kur erdhëm në Medinë, pyeta: "A ka ndonjë treg ku zhvillohet tregtia?" Më thanë: "Në tregun Kajnuka." Omeri ka thënë: "Më ka hutuar tregtimi nëpër tregje."

2120. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Humejd Tavili se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ ishte në treg, dikush thirri: “O Ebu Kasim!” Pejgamberi ﷺ u kthye nga ai, por ai tha: “E thirra këtë tjetrin.” Në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Emërtoni me emrin tim, por jo me nofkën time.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2120

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?