Sahihu i Buhariut — Hadithi 2126

51. Nënkapitulli: Matja (e produktit) është obligim i shitësit dhe dhuruesit

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “E, kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangët.” (Mutafifin, 3) Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Matni derisa të jeni të sigurt për atë që keni marrë...” Othmani transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur të shesësh, mate (produktin) dhe, kur të blesh, kërko të ta matin (produktin).”

2126. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu, e ky nga Abdullah ibn Omeri se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që blen ushqim, të mos e shesë pa e matur mirë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2126

Fjalë të panjohura?