Sahihu i Buhariut — Hadithi 2129
53. Nënkapitulli: Begatia në sain dhe mudin e Pejgamberit ﷺ
Këtë e ka transmetuar Aishja nga Pejgamberi ﷺ.
2129. Nga: Abdullah ibn Zejd Maziniu
Musai na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Amër ibn Jahjai, e ky nga Abad ibn Temim Ensariu se Abdullah ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ibrahimi ﷺ e ka shenjtëruar Mekën dhe është lutur për të, ndërsa unë e kam shenjtëruar Medinën sikurse Ibrahimi ﷺ Mekën dhe jam lutur për mudin e sain e saj siç është lutur Ibrahimi ﷺ për Mekën.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 2129
Fjalë të panjohura?