Sahihu i Buhariut — Hadithi 2130

53. Nënkapitulli: Begatia në sain dhe mudin e Pejgamberit ﷺ

Këtë e ka transmetuar Aishja nga Pejgamberi ﷺ.

2130. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “O Allah! Begatoji në peshoret e tyre! Begatoji në sain dhe mudin e tyre!” - aludonte në banorët e Medinës.

Referenca: Sahihu i Buhariut 2130

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?