Sahihu i Buhariut — Hadithi 2131
54. Nënkapitulli: Transmetimet në lidhje me shitjen e ushqimit dhe monopolizimin e mallrave
2131. Nga: Abdullah ibn Omeri
Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Velid ibn Muslimi, e ky nga Evzaiu, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ata që në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ e blinin ushqimin kuturu, kam parë se dënoheshin me rrahje nëse e shisnin pa e dërguar fillimisht në depo.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 2131
Fjalë të panjohura?