Sahihu i Buhariut — Hadithi 2135
55. Nënkapitulli: Shitja e ushqimit para se të kalojë nën pronësi të plotë të blerësit dhe shitja e produktit që nuk e posedon
2135. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka mbajtur në mend nga Amër ibn Dinari, e ky e ka dëgjuar Tavusin se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitjen e ushqimit pa kaluar nën pronësi të plotë. Ndërkohë, unë mendoj se kjo vlen për çdo gjë (jo vetëm për ushqimin).”