Sahihu i Buhariut — Hadithi 2136

55. Nënkapitulli: Shitja e ushqimit para se të kalojë nën pronësi të plotë të blerësit dhe shitja e produktit që nuk e posedon

2136. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që blen ushqim, të mos e shesë pa e marrë nën pronësi të plotë.”

Ismaili ka shtuar: “Të mos e shesë pa e zotëruar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2136

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?