Sahihu i Buhariut — Hadithi 2137
56. Nënkapitulli: Ata që thonë se, kur blihet ushqim kuturu, të mos shitet pa e dërguar fillimisht në depo, si dhe etika në këtë punë
2137. Nga: Abdullah ibn Omeri
Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ata që në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ e blinin ushqimin kuturu, kam parë se dënoheshin me rrahje nëse e shisnin mu aty ku e blinin pa e dërguar fillimisht në depo.”