Sahihu i Buhariut — Hadithi 2138

57. Nënkapitulli: Nëse blen ndonjë produkt dhe e lë te shitësi ose ndonjë kafshë dhe ngordh para se të kalojë nën pronësinë e blerësit

Ibn Omeri ka thënë: "Gjërat që në momentin e lidhjes së kontratës janë të gjalla dhe në rregull, konsiderohen të shitura."

2138. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ferve ibn Ebu Magrai na ka thënë: Na ka rrëfyer Ali ibn Mus'hiri, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Nuk kalonte ditë pa ardhur Pejgamberi ﷺ tek Ebu Bekri, në mëngjes ose në mbrëmje. Kur iu lejua që të shpërngulej (prej Mekës) në Medinë, na erdhi papritmas në mesditë. Kur i treguan, Ebu Bekri tha: “Pejgamberi ﷺ nuk vjen në këtë kohë, përveç nëse ka ndodhur diçka.” Me të ardhur, Pejgamberi ﷺ i tha Ebu Bekrit:
- “Largoji njerëzit prej shtëpisë.”
- O i Dërguari i Allahut, janë vetëm bijat e mia, - i tha Ebu Bekri, duke aluduar në Aishen dhe Esmën.
- “A ke dëgjuar se më është lejuar që të shpërngulem?” - i tha Pejgamberi ﷺ.
- Shoqërimi i shumëpritur,1 o i Dërguari i Allahut?!
- “Shoqërimi!”
- O i Dërguari i Allahut, unë posedoj dy deve, të cilat i kam përgatitur për shpërngulje, merre ti njërën.
- “Po e marr, por me pagesë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2138

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?