Sahihu i Buhariut — Hadithi 214

54. Nënkapitulli: Ripërtëritja e abdesit, edhe nëse nuk e kemi prishur

214. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amër ibn Amiri e ky e ka dëgjuar Enesin. [t]: Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sufjani se Amër ibn Amiri tregon se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ merrte abdes për çdo namaz.

E pyeta: “Po ju, si vepronit?”

Tha: “Mjaftoheshim me një abdes, përderisa nuk e prishnim atë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 214

Fjalë të panjohura?