Sahihu i Buhariut — Hadithi 2140

58. Nënkapitulli: Muslimani të mos i ndërhyjë në tregti muslimanit e as të mos i bëjë konkurrencë në kontratën tregtuese pa i dhënë leje ose pa e braktisur kontratën i pari

2140. Nga: Ebu Hurejra

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar që vendasi të shesë për jabanxhiun (duke iu bërë komisionar), si dhe të mos manipulohet çmimi i ankandit. Njeriu nuk bën t'i ndërhyjë në tregti vëllait të vet e as të kërkojë dorën e një vajze që vëllai i vet është duke e kërkuar. Gruaja të mos e kushtëzojë shkurorëzimin e shemrës për t'u martuar.

Referenca: Sahihu i Buhariut 2140

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?