Sahihu i Buhariut — Hadithi 2141
59. Nënkapitulli: Ankandi
Atai ka thënë: "Sahabët, që i kam arritur unë, nuk e konsideronin gabim shitjen e plaçkës së luftës në ankand."
2141. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Bishr ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Husejn Muktibi, e ky nga Ata ibn Ebu Rebahu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se një njeri liroi një rob, duke ia kushtëzuar lirinë me vdekjen e pronarit. Por, më vonë, iu ngushtua puna, andaj Pejgamberi ﷺ e mori robin dhe tha: “Kush po e blen këtë rob prej meje?” Kështu, Nuajm ibn Abdullahu e bleu dhe ia pagoi çmimin pronarit.