Sahihu i Buhariut — Hadithi 2142
60. Nënkapitulli: Manipulimi i çmimit të ankandit dhe mendimi i atyre që thonë se kjo lloj tregtie nuk lejohet
Ibn Ebu Eufai ka thënë: "Ai që e manipulon çmimin e ankandit, konsiderohet tradhtar dhe kamatar. Ky veprim është mashtrim i kotë dhe nuk lejohet." Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mashtrimi dërgon në Zjarr. Atij që vepron diçka që nuk është në përputhje me praktikën tonë, i refuzohet.”
2142. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ e ka ndaluar manipulimin e çmimit në ankand.”