Sahihu i Buhariut — Hadithi 2143

61. Nënkapitulli: Shitblerja e paqartë dhe shitblerja e pjellës së pjellës

2143. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar shitblerjen e pjellës së pjellës. Këtë lloj tregtie e praktikonin njerëzit në periudhën paraislame ku njeriu e blinte të voglin e devesë që ende s'është pjellë, por që pritej të pillej.

Referenca: Sahihu i Buhariut 2143

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?