Sahihu i Buhariut — Hadithi 2147

63. Nënkapitulli: Tregtia e imponuar me hedhje

Enesi tregon se Pejgamberi ﷺ e ka ndaluar këtë lloj tregtie.

2147. Nga: Ebu Seid Hudriu

Ajash ibn Velidi na ka thënë: Na ka treguar Abdulalai, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ata ibn Jezidi se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i ka ndaluar dy lloje veshjesh dhe dy lloje tregtish: tregtinë e imponuar me prekje dhe tregtinë e imponuar me hedhje.

Referenca: Sahihu i Buhariut 2147

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?