Sahihu i Buhariut — Hadithi 2149

64. Nënkapitulli: Ndalesa e shitjes së kafshës së cilës i është akumuluar qumështi qëllimisht (për mashtrimin e blerësit), qoftë deve, lopë, dele ose diç tjetër

Fjala është për kafshët të cilave qëllimisht u akumulohet dhe u grumbullohet qumështi artificialisht në gji, që t'i tubohet, dhe nuk milet disa ditë rresht.

2149. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Mutemiri, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, e këtij i ka treguar Ebu Othmani se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Ai që blen ndonjë dele së cilës ia kanë grumbulluar qumështin qëllimisht e pastaj ia kthen (shitësit), me të le të kthejë edhe një saë hurma. Pejgamberi ﷺ ka ndaluar blerjen e mallrave prej karvanëve para se të arrijnë në treg.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2149

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?