Sahihu i Buhariut — Hadithi 2152

66. Nënkapitulli: Shitja e robit zinaqar

Shurejhu ka thënë: "Nëse do, e kthen për shkak të zinasë."

2152. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Seid Makburi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse qartësohet se robëresha ka bërë zina, zotëria le t'ia zbatojë ndëshkimin me kamxhik, por të mos e qortojë. Nëse e përsëdyt zinanë, le t'ia zbatojë dënimin, por të mos e qortojë. Nëse herën e tretë bën zina, le ta shesë, qoftë dhe për një litar leshi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2152

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?