Sahihu i Buhariut — Hadithi 2153

66. Nënkapitulli: Shitja e robit zinaqar

Shurejhu ka thënë: "Nëse do, e kthen për shkak të zinasë."

2153. Nga: Ebu Hurejra - Zejd ibn Halid Xhuheniu

2153, 2154 - Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ebu Hurejra dhe Zejd ibn Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ është pyetur rreth robëreshës së pamartuar që bën zina dhe ka thënë: “Nëse bën zina, zbatojani dënimin Nëse bën zina sërish, zbatojani dënimin. Nëse bën zina sërish, shiteni, qoftë dhe për një litar.”

Ibn Shihabi thotë: “Nuk e di a pas herës së tretë apo pas së katërtës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2153

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?