Sahihu i Buhariut — Hadithi 2157

68. Nënkapitulli: A lejohet që vendasi të shesë pa pagesë për jabanxhiun, si dhe që ta ndihmojë ose ta këshillojë?

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush i kërkon këshillë vëllait të vet, le ta këshillojë.” Atai ka bërë lehtësime në këtë tematikë.

2157. Nga: Xherir ibn Abdullahu

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ismaili, e ky nga Kajsi se Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I dhashë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ që të dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, të fal namazin, të jap zekatin, ta dëgjoj e t'i bindem prijësit dhe të jem besnikë ndaj çdo muslimani.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2157

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?