Sahihu i Buhariut — Hadithi 2158
68. Nënkapitulli: A lejohet që vendasi të shesë pa pagesë për jabanxhiun, si dhe që ta ndihmojë ose ta këshillojë?
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush i kërkon këshillë vëllait të vet, le ta këshillojë.” Atai ka bërë lehtësime në këtë tematikë.
2158. Nga: Abdullah ibn Abasi
Salt ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Abdullah ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos i blini mallrat prej karvanëve para se të arrijnë në treg si dhe vendasi të mos shesë për jabanxhiun.”
Tavusi thotë: “E pyeta Ibn Abasin: “Ç'do të thotë: “Vendasi të mos shesë për jabanxhiun.”? Ai tha: “Të mos i bëhet komisionar.”