Sahihu i Buhariut — Hadithi 2159
69. Nënkapitulli: Ata që e urrejnë që vendasi të shesë për jabanxhiun duke kërkuar shpërblim për këtë
2159. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Sabahu më ka thënë: Na ka treguar Ebu Ali Hanefiu, e ky nga Abdurrahman ibn Abdullah ibn Dinari, e këtij i ka treguar babai i tij se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar që vendasi të shesë për jabanxhiun (duke iu bërë komisionar).
Kësisoj ka thënë edhe Ibn Abasi.
Referenca: Sahihu i Buhariut 2159
Fjalë të panjohura?