Sahihu i Buhariut — Hadithi 2160

70. Nënkapitulli: Nuk lejohet që vendasi të blejë për jabanxhiun në cilësinë e komisionarit

Ibn Sirini dhe Ibrahim Nehaiu e urrenin këtë gjë, qoftë në blerje, qoftë në shitje.

2160. Nga: Ebu Hurejra

Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Njeriu të mos i ndërhyjë në tregti vëllait të vet, mos i manipuloni çmimet e ankandeve dhe vendasi të mos shesë për jabanxhiun (duke iu bërë komisionar).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2160

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?