Sahihu i Buhariut — Hadithi 2161

70. Nënkapitulli: Nuk lejohet që vendasi të blejë për jabanxhiun në cilësinë e komisionarit

Ibn Sirini dhe Ibrahim Nehaiu e urrenin këtë gjë, qoftë në blerje, qoftë në shitje.

2161. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Muadhi, e këtij i ka treguar Ibn Avniu, e ky nga Muhamedi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Na është ndaluar që vendasi të shesë për jabanxhiun (duke iu bërë komisionar).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2161

Fjalë të panjohura?