Sahihu i Buhariut — Hadithi 2162

71. Nënkapitulli: Ndalesa e blerjes së mallrave prej karvanëve para se të arrijnë në treg dhe se kjo lloj tregtie është e pavlefshme ngase vepruesi konsiderohet mëkatar nëse është në dijeni për këtë. Kjo konsiderohet mashtrim në tregti, ndërkohë mashtrimi është i ndaluar

2162. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Seid ibn Ebu Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar që mallrat të blihen prej karvanëve para se të arrijnë në treg si dhe që vendasi të shesë për jabanxhiun (duke iu bërë komisionar).

Referenca: Sahihu i Buhariut 2162

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?