Sahihu i Buhariut — Hadithi 2163
71. Nënkapitulli: Ndalesa e blerjes së mallrave prej karvanëve para se të arrijnë në treg dhe se kjo lloj tregtie është e pavlefshme ngase vepruesi konsiderohet mëkatar nëse është në dijeni për këtë. Kjo konsiderohet mashtrim në tregti, ndërkohë mashtrimi është i ndaluar
2163. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ajash ibn Velidi më ka thënë: Na ka treguar Abdulalai, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Ibn Tavusi se babai i tij Tavusi tregon: “E pyeta Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth kuptimit të fjalëve të Pejgamberit ﷺ: “Vendasi të mos shesë për jabanxhiun”, e ai më tha: “Të mos i bëhet komisionar.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 2163
Fjalë të panjohura?