Sahihu i Buhariut — Hadithi 2165
71. Nënkapitulli: Ndalesa e blerjes së mallrave prej karvanëve para se të arrijnë në treg dhe se kjo lloj tregtie është e pavlefshme ngase vepruesi konsiderohet mëkatar nëse është në dijeni për këtë. Kjo konsiderohet mashtrim në tregti, ndërkohë mashtrimi është i ndaluar
2165. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos i ndërhyni njëri-tjetrit në tregti dhe mos i blini mallrat para se të ekspozohen në treg.”