Sahihu i Buhariut — Hadithi 217

56. Nënkapitulli: Transmetimet që kanë ardhur rreth pastrimit pas urinimit

Pejgamberi ﷺ, për atë që gjendej në varr, ka thënë: “Nuk ruhej prej stërpikave të urinës së vet.” Ka përmendur vetëm urinën e njerëzve.

217. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar Revh ibn Kasimi, e këtij i ka treguar Ata ibn Ebu Mejmune se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pasi Pejgamberi ﷺ shkonte për ta kryer nevojën, unë i çoja ujë dhe pastrohej me të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 217

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?