Sahihu i Buhariut — Hadithi 2170

74. Nënkapitulli: Shitja e hurmave me hurma

2170. Nga: Omer ibn Hatabi

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Malik ibn Evsi se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Këmbimi i grurit me grurë konsiderohet kamatë, përveç nëse këmbehet dorë më dorë në sasi të barabartë; (këmbimi) i elbit me elb konsiderohet kamatë, përveç dorë më dorë në sasi të barabartë; (këmbimi) i hurmave me hurma konsiderohet kamatë, përveç dorë më dorë në sasi të barabartë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2170

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?