Sahihu i Buhariut — Hadithi 2171

75. Nënkapitulli: Shitja e rrushit stafidhe (duke e këmbyer) me rrush stafidhe dhe e çfarëdo lloj ushqimi me llojin e vet

2171. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar shitblerjen muzabene.
Fjala “muzabene” nënkupton shitjen e hurmave të thata (duke i këmbyer) me të njoma në sasi të njëjtë, si dhe shitjen e rrushit stafidhe me atë të njomë në sasi të njëjtë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 2171

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?