Sahihu i Buhariut — Hadithi 2172

75. Nënkapitulli: Shitja e rrushit stafidhe (duke e këmbyer) me rrush stafidhe dhe e çfarëdo lloj ushqimi me llojin e vet

2172. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitblerjen muzabene.

Fjala “muzabene” nënkupton shitjen e hurmave të thata me sasi të njëjtë (duke i këmbyer me hurma të njoma): nëse vjen më shumë, është në favorin tim, e, nëse vjen më pak, është në dëmin tim.

Referenca: Sahihu i Buhariut 2172

Fjalë të panjohura?