Sahihu i Buhariut — Hadithi 2180
80. Nënkapitulli: Këmbimi i argjendit me ar veresie
2180. Nga: Bera ibn Azibi - Zejd ibn Erkami
2180, 2181 - Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Habib ibn Ebu Thabiti se Ebu Minhali tregon: “E pyeta Bera ibn Azibin dhe Zejd ibn Erkamin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rreth këmbimit. Të dy deklaruan (për njëri-tjetrin): “Ky është më i mirë se unë, njëherazi të dy më thanë se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar shitjen veresie të arit (duke e këmbyer) me argjend.”