Sahihu i Buhariut — Hadithi 2183

82. Nënkapitulli: Shitblerja muzabene, që nënkupton shitjen e hurmës së thatë (duke e këmbyer) me të njomë apo rrushit stafidhe me të njomë, si dhe shitblerja araja

Enesi ka thënë se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitblerjen muzabene dhe muhakale.

2183. Nga: Abdullah ibn Omeri

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos i shitni frutat pa iu paraqitur shenjat e pjekjes dhe mos i shitni hurmat e njoma (duke i këmbyer) me të thata.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2183

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?