Sahihu i Buhariut — Hadithi 2185
82. Nënkapitulli: Shitblerja muzabene, që nënkupton shitjen e hurmës së thatë (duke e këmbyer) me të njomë apo rrushit stafidhe me të njomë, si dhe shitblerja araja
Enesi ka thënë se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitblerjen muzabene dhe muhakale.
2185. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar muzabenen.
Fjala “muzabene” nënkupton shitjen e hurmave të thata (duke i këmbyer) me të njoma në sasi të njëjtë, si dhe shitjen e rrushit stafidhe me atë të njomë në sasi të njëjtë.