Sahihu i Buhariut — Hadithi 2186
82. Nënkapitulli: Shitblerja muzabene, që nënkupton shitjen e hurmës së thatë (duke e këmbyer) me të njomë apo rrushit stafidhe me të njomë, si dhe shitblerja araja
Enesi ka thënë se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitblerjen muzabene dhe muhakale.
2186. Nga: Ebu Seid Hudriu
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Davud ibn Husajni, e ky nga Ebu Sufjani, i çrobëruari i Ibn Ebu Ahmedit, se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar shitblerjen muzabene dhe muhakale.
Fjala “muzabene" nënkupton blerjen e hurmave të njoma (duke i këmbyer) me hurma të thata teksa janë në pemë.
Referenca: Sahihu i Buhariut 2186
Fjalë të panjohura?