Sahihu i Buhariut — Hadithi 2187

82. Nënkapitulli: Shitblerja muzabene, që nënkupton shitjen e hurmës së thatë (duke e këmbyer) me të njomë apo rrushit stafidhe me të njomë, si dhe shitblerja araja

Enesi ka thënë se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitblerjen muzabene dhe muhakale.

2187. Nga: Abdullah ibn Abasi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Muaviu, e ky nga Shejbaniu, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitblerjen muhakale dhe muzabene.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2187

Fjalë të panjohura?