Sahihu i Buhariut — Hadithi 2188
82. Nënkapitulli: Shitblerja muzabene, që nënkupton shitjen e hurmës së thatë (duke e këmbyer) me të njomë apo rrushit stafidhe me të njomë, si dhe shitblerja araja
Enesi ka thënë se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitblerjen muzabene dhe muhakale.
2188. Nga: Zejd ibn Thabiti
Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka bërë lehtësime në lidhje me atë që posedon hurma të freskëta të pavjela, që t'i shesë duke e vlerësuar sasinë e frutave përafërsisht, me sy.