Sahihu i Buhariut — Hadithi 2189
83. Nënkapitulli: Shitja e hurmave të pavjela (duke i këmbyer) me ar apo argjend
2189. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e ky nga Atai dhe Ebu Zubejri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitjen e frutave pa iu paraqitur shenjat e pjekjes dhe ka urdhëruar që shitja e tyre të bëhet me dinar ose dërhem, përveç arajave.”