Sahihu i Buhariut — Hadithi 2190
83. Nënkapitulli: Shitja e hurmave të pavjela (duke i këmbyer) me ar apo argjend
2190. Nga: Ebu Hurejra
Abdullah ibn Abdulvehabi na ka treguar se Malikun e ka pyetur Ubejdullah ibn Rabiu: “A të ka treguar Davudi, e ky nga Ebu Sufjani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka bërë lehtësime në lidhje me shitjen e arajave deri në pesë evsukë ose më pak. Ai tha: “Po.”