Sahihu i Buhariut — Hadithi 2192

84. Nënkapitulli: Shpjegimi i shitblerjes araja

Maliku ka thënë: "Araja quhen pemët e hurmave që pronari ia dhuron dikujt tjetër, por qarkullimi i këtij (të cilit i janë dhuruar) nëpër kopsht e pengon pronarin. Për këtë arsye, i është lejuar të parit (pronarit) që t’i blejë hurmat e pavjela në këmbim të hurmave të thata (të cilat ia jep të dytit, për të mos e penguar më tutje në kopshtin e tij)." Ibn Idrisi ka thënë: "Shitblerja araja realizohet me këmbim dorë më dorë të hurmave të matura, e jo kuturu, gjë të cilën e argumenton hadithi i Sehl ibn Ebu Hathmes: ... të kryhet me evsukë, të matura mirë. Ibn Is'haku thotë në hadithin e tij nga Nafiu se Ibn Omeri tregon se araja quheshin pemët e hurmave që një person, ia dhuronte dikujt tjetër, prej kopshtit të vet, një apo dy pemë hurmash." Jezidi transmeton nga Sufjan ibn Husejni se ka thënë: "Araja janë quajtur pemët e hurmave që u dhuroheshin të varfërve, të cilët nuk kishin mundësi t’i prisnin frutat derisa të piqeshin, andaj u është lejuar që t’i shesin me çfarëdo lloj hurmash që donin."

2192. Nga: Zejd ibn Thabiti

Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka bërë lehtësime në lidhje me arajat, që të shiten duke u mjaftuar me vlerësimin e sasisë së tyre përafërsisht, me sy.
Musa ibn Ukbe ka thënë: “Arajat kanë qenë hurma të caktuara, të cilat mund të vije dhe t'i blije.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2192

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?