Sahihu i Buhariut — Hadithi 2196
85. Nënkapitulli: Shitja e frutave pa iu paraqitur shenjat e pjekjes
2196. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Salim ibn Hajani, e këtij i ka treguar Seid ibn Mina se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitjen e frutës pa u pjekur.” Sakaq Xhabiri u pyet: “Cilat janë shenjat e pjekjes?” Ai tha: “Skuqen e zverdhen dhe mund të hahen.”