Sahihu i Buhariut — Hadithi 2197

86. Nënkapitulli: Shitja e hurmave pa iu shfaqur shenjat e pjekjes

2197. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ali ibn Hejthemi më ka thënë: Na ka treguar Muala, e këtij i ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Humejdi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar shitjen e frutës pa iu shfaqur shenjat e pjekjes dhe hurmës pa u pjekur. Sakaq Enesi u pyet: “Cilat shenja tregojnë se është pjekur?” Ai tha: “Skuqet ose zverdhet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2197

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?