Sahihu i Buhariut — Hadithi 2200

88. Nënkapitulli: Blerja e ushqimit veresie

2200. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im se Ameshi tregon: “Në prani të Ibrahim Nehaiut e përmendëm pengun në rast të blerjes veresie, e ai tha: “Nuk prish punë asgjë.” Esvedi na ka treguar se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ bleu ushqim veresie prej një hebreu duke ia lënë parzmoren peng.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2200

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?