Sahihu i Buhariut — Hadithi 2201

89. Nënkapitulli: Këmbimi i hurmave me hurma të tjera më të mira

2201. Nga: Ebu Seid Hudriu - Ebu Hurejra

2201, 2202 - Kutejbe na ka treguar nga Maliku, e ky nga Abdulmexhid ibn Suhejl ibn Abdurrahmani, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Seid Hudriu dhe Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ caktoi dikë për udhëheqës në Hajber, i cili i solli hurma të majme, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ i tha:
- “A janë të gjitha hurmat e Hajberit kësisoj?”
- Jo, o i Dërguari i Allahut, betohem në Allahun se një saë hurmash të këtilla i blejmë (duke i këmbyer) me dy saë hurmash (të dobëta) dhe dy saë me tri.
- “Mos vepro kështu! Hurmat e dobëta shiti me dërhemë, pastaj me dërhemë bli hurma të majme”, - ia ktheu i Dërguari i Allahut ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 2201

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?