Sahihu i Buhariut — Hadithi 2203

90. Nënkapitulli: Shitja apo dhënia me qira e palmave të hurmës të pllenuara, apo tokës së mbjellë

2203. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Abdullahu ka thënë: Më ka treguar Ibrahimi, e këtij i ka rrëfyer Hishami, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e ky e ka dëgjuar Ibn Ebu Mulejken se Nafiu, i çrobëruari i Ibn Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: “Kur palma e hurmës shitet e pllenuar pa u përmendur frutat e saj në kontratën shitblerëse, frutat i takojnë atij që i ka pllenuar palmat. Kjo vlen edhe për robin dhe mbjelljen (e tokës).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2203

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?