Sahihu i Buhariut — Hadithi 2207
93. Nënkapitulli: Shitblerja muhadare (frutave që janë ende jeshile)
2207. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Is'hak ibn Vehbiu na ka thënë: Na ka treguar Omer ibn Junusi, e këtij i ka treguar babai i tij, e këtij i ka treguar Is'hak ibn Ebu Talha Ensariu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar shitblerjet muhakale, muhadare (frutave jeshile), mulamese (me prekje), munabedhe (me hedhje) dhe muzabene (këmbimi i frutave të njoma me të thata).
Referenca: Sahihu i Buhariut 2207
Fjalë të panjohura?