Sahihu i Buhariut — Hadithi 2210

95. Nënkapitulli: Trajtimi i çështjeve të tregtisë dhe qiradhënies, si dhe mënyrave të matjes dhe peshimit, në bazë të traditës dhe medhhebit të njohur të vendit, në rast se sheriati nuk ka vendosur rregulla për çështjen në fjalë

Shurejhu u ka thënë tjerrësve: "Punoni sipas traditës suaj." Abdulvehabi transmeton nga Ejubi, e ky nga Muhamed ibn Sirini se ka thënë: "Nuk prish punë nëse blihet dhjetë e shitet njëmbëdhjetë dhe pastaj nxirret fitim shtesë për shpenzimet e bëra. Pejgamberi ﷺ i ka thënë Hindës: “Merr aq sa të mjafton ty dhe fëmijëve të tu, pa e tepruar.” Allahu i Lartësuar ka thënë: “... në qoftë se është i varfër, le të harxhojë aq sa është e domosdoshme sipas zakonit...” (Nisa, 6) Haseni mori me qira një gomar prej Abdullah ibn Mirdasit dhe e pyeti: "Për sa?" Ai i tha: "Për dy danekë." Kështu, Haseni e mori dhe i hipi. Pastaj vajti sërish dhe ia kërkoi gomarin. Hipi në të pa u marrë vesh (me pronarin) dhe pastaj ia ktheu së bashku me gjysmë dërhemi.

2210. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Humejd Tavili se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Tajba i bëri hixhame të Dërguarit të Allahut ﷺ, kështu që i Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi t'i jepej një saë hurma dhe porositi pronarët e Ebu Tajbës t'ia lehtësonin atij taksat ditore (sepse ishte rob dhe shërbëtor).

Referenca: Sahihu i Buhariut 2210

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?